26 – 27 Shtator 2026 · Tiranë

Pilates për Skoliozën

Kurs profesional për të punuar me skoliozën. 

Deri më 31 korrik: 219€ në vend të 450€.

PËRSE KY FORMIM

Skolioza nuk është vetëm një kurbë në shpinë. Është rrotullim, frymëmarrje e kufizuar, mënyra si lëviz i gjithë trupi.

Klientët me skoliozë vijnë te ti dhe një program i përgjithshëm Pilates nuk mjafton.Duhet një program që përshtatet me trupin që ke përpara.

KOMPETENCAT

Çfarë do të mësosh

01 · Të kuptosh skoliozën

Çfarë është, si klasifikohet dhe faktorët biomekanikë që ndikojnë në të.

02 · Të lexosh kolonën

Anatomia funksionale, marrëdhënia me bacinin dhe scapulat.

03 · Të vlerësosh lëvizjen

Vëzhgimi postural dhe kontrolli neuromuskular.

04 · Të adaptosh Pilatesin

Modifikimi i ushtrimeve sipas tipologjisë së skoliozës, në siguri.

05 · Të ndërtosh një program

Stabilizim, zgjatje, korrigjim, të integruara me frymëmarrjen.

06 · Të punosh me siguri

Kundërindikacionet dhe bashkëpunimi me profesionistët e shëndetit.
KUSH E DREJTON

Dy profesionistë, një metodë.

Endrit Mone

Fizioterapist

Endrit Mone, themelues i Fizio_Plus dhe M_One.PhysioCenter, është një fizioterapist i specializuar në trajtimin e posturës dhe veçanërisht në skoliozë, duke ofruar një ekspertizë të thellë në rehabilitimin e këtyre çështjeve dhe duke kontribuar në edukimin e profesionistëve të rinj në fushën mjekësore.

Geti Pici

Mesuese Pilatesi dhe Yoga

Naturopate dhe instruktore e Pilates dhe Yoga. Në vitin 2011, ajo mori certifikimin për Pilates Matwork në Singapor. Ka një diplomë ndërkombëtare të njohur në BE si mësuese e gjimnastikës posturale dhe është e certifikuar nga IPHM dhe Spinal Backrack System. Ajo gjithashtu është e certifikuar në Body Flying Pilates dhe Yoga Flex Fitness. Specializimet e saj përfshijnë Pilates për disa gjendje shëndetësore dhe pajisje të ndryshme. Aktualisht, ajo është profesoreshë në Italian Pilates Academy.

PROGRAMI

Dy ditë praktikë

DITA 01

Teoria dhe vlerësimi

DITA 02

Praktika dhe programimi

OFERTË EARLY BIRD — DERI MË 31 KORRIK

Investo në një kompetencë që klientët e kërkojnë

Vlera e këtij formimi profesional është 450€. Për ata që regjistrohen deri më 31 korrik: 

219€

Days
Hours
Minutes
Seconds
PSE KY FORMIM

Bazuar në evidenca

Çdo teknikë ka bazë në anatomi, biomekanikë dhe kontroll motor.

Dy perspektiva në një sallë

Instruktore Pilatesi dhe fizioterapist: ushtrimet e aplikuara në Pilates dhe kuadri klinik.

Praktikë reale në palestër

Dy ditë praktikë. Vlerëson, adapton, korrigjon me duar mbi kolonë.

Certifikatë profesionale

Nga Ministria e Ekonomisë, si kurs profesional. Opsionale: ETSIA, niveli EQF2.

Vendet janë të kufizuara

26–27 shtator 2026 · Tiranë · 2 ditë, teori + praktikë · early bird 219€

PYETJE

Pyetjet më të shpeshta

Instruktorë Pilatesi, fizioterapistë dhe Personal Trainer që punojnë ose duan të punojnë me persona me skoliozë e problematika posturale.

Menduar për profesionistë me njohuri bazë të lëvizjes. Fizioterapisti sjell kuadrin klinik; instruktori thellon anën specifike për skoliozën.

Po. Merr certifikatë profesionale nga Ministria e Ekonomisë si kurs profesional.Nëse dëshiron, mund të pajisesh edhe me certifikimin ETSIA, niveli EQF2.

Regjistrimi bëhet online nga kjo faqe. Pagesa me transfertë bankare ose në bankë. Mund të paguash edhe me këste.

26–27 shtator 2026, në Tiranë. Dy ditë, teori dhe praktikë. Tirane