Hyr Më njofto

Do të punosh me klientë me probleme posturale?

Kursi Postural Fitness

Për personal trainer që duan të punojnë me klientë me dhimbje dhe problematika posturale, në bashkëpunim me fizioterapistin.

  • Vlerësim klinik real: testet funksionale për kolonën cervicale, torakale dhe lumbare.
  • Rehabilitim dhe fitness: ku mbaron puna e fizioterapistit dhe ku fillon puna jote.
  • Nga koka te këmbët: çdo segment i trupit, me ushtrime korrigjuese dhe forcuese.
  • MësuesLucio SerreqiEndrit Mone
  • CertifikatëE njohur nga Ministria
  • PagesaNë 2 këste

Edicioni i ardhshëm: së shpejti

Çfarë do të mësosh

Kolona, nga anatomia te ushtrimi.

01

Anatomia dhe biomekanika e kolonës

Disqet intervertebrale, ligamentet, muskujt e kurrizit dhe si ndërveprojnë.

02

Posturat dhe deformimet

Si ndikojnë skolioza, kifoza dhe postura e keqe në artikulacionet e tjera dhe në performancë.

03

Vlerësimi klinik

Testet klinike për kolonën, si t'i lexosh rezultatet dhe si të planifikosh trajnimin.

04

Strategjitë e rehabilitimit

Rehabilitimi mjekësor i kolonës dhe roli i fitnesit në rikuperim.

05

Zona cervicale dhe torakale

Vlerësimi funksional, dhimbjet dhe ngurtësia, ushtrime zgjatjeje dhe forcimi.

06

Gjymtyrët e sipërme

Tennis elbow dhe sindroma e tunelit karpal: ushtrime parandaluese dhe rehabilituese.

07

Zona lumbare

Vlerësimi i dhimbjeve lumbare, shkaqet muskulore dhe skeletore, ushtrime specifike.

08

Analiza e ecjes

Ecja në statikë dhe në dinamikë, korrigjimi i gjymtyrëve të poshtme.

Programi

Gjashtë module, nga testi te palestra.

Shkarko programin e detajuar
01Hyrje në Postural Fitness

Postura funksionale, evolucioni i qasjeve korrigjuese dhe bashkëpunimi mes trajnerit dhe fizioterapistit.

02Anatomia dhe biomekanika bazë

Disqet, ligamentet dhe muskujt stabilizues, në lëvizje dhe në qëndrim statik.

03Testet dhe vlerësimi klinik

Testet funksionale për zonën cervicale, torakale dhe lumbare, vlerësimi i ecjes dhe leximi i rezultateve.

04Korrigjimi i posturës dhe forcimi

Ushtrime zgjatjeje dhe forcimi për kolonën, teknika korrigjuese për skoliozën, kifozën dhe gjymtyrët e poshtme.

05Adaptimi dhe progresionet

Si t'i ndryshosh ushtrimet për klientë me dhimbje ose kufizime, dhe progresione të sigurta.

06Postural Fitness në palestër

Vlerësimi postural në punën e përditshme, klientët me problematika dhe siguria gjatë ushtrimeve korrigjuese.

Profesorët

Mëson nga profesionistë të fushës.

Lucio Serreqi

Lucio Serreqi

Drejtues, themelues i MyAcademyPT

Biografia

Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova dhe pjesë e ekipit të Show Health Training Club nga viti 2012 deri në 2023. Ka qenë profesor i Didaktikës së Fitnesit në Masterin në Bazat Shkencore dhe Metodologjike të Trajnimit Personal në Universitetin e Padovas. Themelues i MyAcademyPT që nga viti 2018.

Endrit Mone

Endrit Mone

Fizioterapist

Biografia

Themelues i Fizio_Plus dhe M_One.PhysioCenter, fizioterapist i specializuar në trajtimin e posturës dhe veçanërisht në skoliozë. Ofron një ekspertizë të thellë në rehabilitimin e këtyre çështjeve dhe kontribuon në edukimin e profesionistëve të rinj në fushën mjekësore.

Çmimi

Së shpejti

Edicioni i ardhshëm po përgatitet. Na shkruaj dhe të njoftojmë kur hapen regjistrimet.

  • Mësues: Lucio Serreqi, Endrit Mone
  • Certifikatë: E njohur nga Ministria
  • Pagesa: Në 2 këste
Na shkruaj

Studentët

Çfarë thonë ata që e kanë bërë.

Kjo akademi më pëlqen pasi çdo temë që trajtohet është e bazuar në shkencë.

Simon KolajPersonal Trainer

Këtë kurs do t'ia sugjeroja çdo trajneri dhe çdo njeriu të pasionuar pas fitnesit.

Otils TopulliPersonal Trainer

Kam përfituar një gamë të gjerë njohurish të vlefshme, të cilat më kanë thelluar dhe pasuruar ndjeshëm procesin tim të të mësuarit.

Ensa DomiPersonal Trainer

Intervista

Ema MustafaIntervistë, 1:34
Ensa DomiIntervistë, 2:53
Simon KolajIntervistë, 0:40
Otils TopulliIntervistë, 1:35

Pyetje

Pyetje të tjera.

A lëshoni certifikatë dhe a njihet ajo?

Po. Në përfundim të kursit merr një certifikatë të njohur nga Ministria si kurs profesional, e vlefshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Si bëhet regjistrimi?

Regjistrimi bëhet online. Pastaj pagesa bëhet në bankë ose me transfertë bankare.

Pas kursit, a jam gati të punoj?

Po. Do të kesh njohuritë bazë për të punuar si trajner me klientë me problematika posturale.

Kur merret diploma?

Diploma merret në ditët e fundit të kursit.

A mund ta paguaj me këste?

Po, mund ta paguash regjistrimin në 2 këste.

Kursi Postural Fitness

Edicioni i ardhshëm:
së shpejti.

750+

Ke pyetje? Na telefono: +355 69 242 7797