Hyr Regjistrohu

Do të certifikohesh si Fitness Trainer?

Kursi Fitness Trainer

Edhe pa përvojë: 3 ditë online, 1 ditë praktikë. Për ty që punon në sallë pa certifikatë, ose që do të nisësh nga e para.

Diploma e njohur nga Ministria. 71 trajnerë e morën në nëntor 2025. Shikoji

21.900 lek deri më 1 nëntor Regjistrimet mbyllen më 11 nëntor

Fitness Trainer 2025

Nëntor 2025: 71 trajnerë morën diplomën.

Këtu janë disa prej tyre.

750+trajnerë të diplomuar nga akademia jonë që nga viti 2018

Regjistrohu

Diploma jote

Imagjino pyetjen e parë të një klienti të ri: «Je i certifikuar?»

Në vend që të shpjegosh, i tregon diplomën: e njohur nga Ministria, me një kod QR që klienti e verifikon vetë nga telefoni.

Si funksionon

Nga sot te diploma: tre hapa.

  1. 9-11 nëntor

    Teoria online

    Tre ditë, ora 20:00-22:00: e ndjek nga shtëpia, edhe pas punës. Anatomia, biomekanika, programimi i stërvitjes dhe vlerësimi i klientit.

    Docenti shpjegon para grupit në sallë
  2. 15 ose 21 nëntor

    Praktika në sallë

    Një ditë në grupe të vogla, 09:30-16:30, në Tiranë ose në Prishtinë. Me shtangën në duar, mëson ta shohësh lëvizjen si trajner dhe ta korrigjosh klientin.

    Një pjesëmarrës bën ngritjen nga toka me shtangë gjatë praktikës
  3. Në ditën e praktikës

    Diploma

    E njohur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Edhe certifikatë europiane EQF 2 opsionale.

    Diploma ka një kod QR: kushdo e verifikon online.

    Shembuj: prek një diplomë për ta parë të madhe.

Hapi i parë bëhet sot: plotëso formularin në pak minuta.

RegjistrohuShkarko programin me oraret (PDF)

Përgjigje të shpejta

Pyetjet më të shpeshta.

Sa kushton?

21.900 lek. EQF 2 opsionale: 10.000 lek.

Deri kur mund të regjistrohem?

Deri të mërkurën, 11 nëntor. Teoria online ka nisur më 9 nëntor: leksionet janë të incizuara dhe i shikon në aplikacion.

A njihet certifikata?

Po, nga Ministria si kurs profesional, pa datë skadence. E merr në ditën e praktikës. EQF 2 europiane opsionale.

Sa zgjat?

3 ditë teori online, 9-11 nëntor, ora 20:00-22:00. Pastaj 1 ditë praktikë në sallë, 09:30-16:30.

Ku bëhet praktika?

Në Tiranë më 15 nëntor ose në Prishtinë më 21 nëntor: zgjedh ti.

A më duhet përvojë?

Jo. Kursi është edhe për ty që nis nga e para.

Çmimi

21.900 lek

Çmim promocional deri më 1 nëntor

Regjistrimet mbyllen më 11 nëntor

  • Teoria online, 9-11 nëntor, ora 20:00-22:00
  • Praktika në sallë: Tiranë 15 nëntor ose Prishtinë 21 nëntor
  • Certifikatë profesionale e njohur nga Ministria
  • Certifikata europiane EQF 2 është opsionale: 10.000 lek.
Regjistrohu

Syri i trajnerit

Një squat. Tre gjëra që një trajner i sheh menjëherë.

  1. Shtanga mbi mesin e shputës. Nga fillimi deri në fund, vija e shtangës mbetet vertikale.
  2. Shpina neutrale. Trungu përkulet përpara, por shpina nuk rrumbullakoset.
  3. Thellësia. Kofsha arrin paralelen me tokën.

Këtë mëson në kurs: ta shohësh lëvizjen si trajner dhe ta korrigjosh klientin.

Gjuri180°
Ija180°
Trungu0°

Programi

11 tema. Nga anatomia te klienti yt i parë.

Shkarko programin e detajuar (PDF)
01Parimet bazë të fitnesit

Konceptet thelbësore që çdo trajner fitnesi duhet të dijë për të krijuar programe efektive stërvitjeje.

02Anatomia dhe fiziologjia muskulare

Si funksionojnë muskujt dhe grupet muskulare gjatë stërvitjes, me fokus te biomekanika e lëvizjeve kryesore.

03Hipertrofia dhe forca

Çfarë është hipertrofia muskulare dhe si ndërtohet forca përmes teknikave dhe programeve të stërvitjes.

04Vlerësimi i klientit

Si të kryesh një vlerësim të plotë të gjendjes fizike të klientit dhe si ta personalizosh programin sipas qëllimeve të tij.

05Frymëmarrja dhe lëvizshmëria

Teknika të sakta të frymëmarrjes dhe ushtrime për të rritur lëvizshmërinë.

06Programimi i stërvitjes

Si të ndërtosh programe efektive dhe të strukturuara, afatshkurtra dhe afatgjata.

07Periodizimi

Si të strukturosh programet në cikle afatshkurtra dhe afatgjata për rezultate më të mira.

08Pajisjet e palestrës

Si të përdorësh makineritë dhe pajisjet e palestrës, dhe si të zgjedhësh ato të duhurat për qëllimin e klientit.

09Asistimi në ushtrime

Teknikat e asistimit të sigurt dhe të saktë për të ndihmuar klientët gjatë ushtrimeve me pesha.

10Parandalimi i lëndimeve

Si të parandalosh lëndimet dhe si të punosh me klientë që kanë pësuar dëmtime.

11Motivimi dhe komunikimi

Si ta motivosh klientin dhe të komunikosh me të, që të mbetet i angazhuar ndaj qëllimeve të tij.

Lucio Serreqi gjatë një leksioni në sallë

Profesori

Lucio Serreqi

Drejtues i kursit, themelues i MyAcademyPT

  • Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova
  • Profesor i Didaktikës së Fitnesit në Masterin e Trajnimit Personal, në Universitetin e Padovas
  • Pjesë e ekipit të Show Health Training Club, 2012-2023
  • Themelues i MyAcademyPT që nga viti 2018

Studentët

Çfarë thonë ata që e kanë bërë.

Kjo akademi më pëlqen pasi çdo temë që trajtohet është e bazuar në shkencë.

Simon KolajPersonal Trainer

Këtë kurs do t'ia sugjeroja çdo trajneri dhe çdo njeriu të pasionuar pas fitnesit.

Otils TopulliPersonal Trainer

Kam përfituar një gamë të gjerë njohurish të vlefshme, të cilat më kanë thelluar dhe pasuruar ndjeshëm procesin tim të të mësuarit.

Ensa DomiPersonal Trainer

Intervista

Ema MustafaIntervistë, 1:34
Ensa DomiIntervistë, 2:53
Simon KolajIntervistë, 0:40
Otils TopulliIntervistë, 1:35

Pyetje

Pyetjet më të shpeshta.

Sa kushton kursi?

Çmimi i sotëm është 21.900 lek. Certifikata europiane EQF 2 është opsionale: 10.000 lek.

Sa zgjat kursi?

Tre ditë teori online, 9, 10 dhe 11 nëntor, nga ora 20:00 deri në 22:00: e ndjek nga shtëpia, edhe pas punës. Pastaj një ditë praktikë në sallë, në grupe të vogla, nga 09:30 deri në 16:30.

Ku bëhet praktika?

Në Tiranë më 15 nëntor ose në Prishtinë më 21 nëntor. Zgjedh ti ku të vish.

Kur merret certifikata?

Certifikatën e Ministrisë e merr në ditën e praktikës, në fund të kursit. Ka një kod QR: kushdo e verifikon online.

A më duhet përvojë?

Jo. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme: kursi është për ty që punon në sallë pa certifikatë, ose që do të nisësh nga e para.

A lëshoni certifikatë dhe a njihet ajo?

Po. Në përfundim të kursit merr një certifikatë profesionale të njohur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e vlefshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Opsionale: certifikatë europiane EQF 2, që njihet në çdo shtet të Bashkimit Europian.

Sa është vlefshmëria e certifikatave?

Certifikata profesionale e Ministrisë nuk ka datë skadence. Edhe certifikata europiane EQF 2 nuk ka skadencë; nëse do ta mbash aktiv verifikimin online, aplikohet një tarifë shërbimi prej 20 € në vit.

Si bëhet regjistrimi?

Plotëson formularin online, në pak minuta. Pastaj zgjedh si të paguash: me kartë, në bankë, me Western Union ose cash te postieri (vetëm në Shqipëri). Pas pagesës na jep të dhënat për diplomën.

Pas kursit, a jam gati të punoj?

Po. Do të kesh njohuritë bazë për të nisur karrierën si trajner fitnesi, me një themel të fortë në teknikat dhe programimin e stërvitjes.

Kursi Fitness Trainer · Nëntor 2026

Nëntor 2026:
radha jote.

750+

Ke pyetje? Na telefono: +355 69 242 7797