Kurse me cilësi të lartë
Një kurrikulë e pasur dhe e detajuar: nga metodologjia dhe teknika stërvitore deri te nutricioni dhe shëndeti.
Ndërtojmë pasionet, që nga viti 2018
Kurse profesionale për fitness trainer, personal trainer dhe instruktorë Pilatesi, me certifikatë të njohur nga Ministria. 750+ trajnerë të diplomuar që nga viti 2018.
Kurset
Tre kurse me regjistrime të hapura për nëntor 2026, dhe kurset e tjera të akademisë.
Regjistrimet të hapura
Fitness Trainer
Online 9-11 nëntor · praktika në Tiranë ose në Prishtinë
21.900 lekShiko kursin
Regjistrimet të hapura
Pilates Reformer
Online 9-11 nëntor · praktika në Tiranë 14-15 nëntor
25.990 lekShiko kursin
Regjistrimet të hapura
Pilates Mat
Prishtinë, 21-22 nëntor
219 €Shiko kursin
Së shpejti
Personal TrainerMetodologjia e stërvitjes, forca, hipertrofia, nutricioni dhe praktika në palestër.
Personal Trainer ManagementKurs online: klientët, koha, paketat dhe marketingu i personal trainer-it.
Pilates PrenatalPilates i sigurt për gratë shtatzëna, në çdo tremujor.
Postural FitnessVlerësimi postural dhe ushtrimet korrigjuese për klientë me dhimbje.
Pilates për SkoliozënPilates i adaptuar për personat me skoliozë, me Endrit Mone dhe Geti Pici.
Që nga viti 2018
Pse ne
Një kurrikulë e pasur dhe e detajuar: nga metodologjia dhe teknika stërvitore deri te nutricioni dhe shëndeti.
Certifikatë si kurs profesional nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e vlefshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Opsionale: certifikata europiane EQF.
Profesionistë të njohur dhe të respektuar në fushën e fitnesit, që mësojnë duke u bazuar në praktikën dhe teorinë më të fundit.
Pas kursit, të vendosim në kontakt me palestrat më të mira në Shqipëri për të ndërtuar karrierën tënde.
Studentët
Kjo akademi më pëlqen pasi çdo temë që trajtohet është e bazuar në shkencë.
Simon KolajPersonal Trainer
Këtë kurs do t'ia sugjeroja çdo trajneri dhe çdo njeriu të pasionuar pas fitnesit.
Otils TopulliPersonal Trainer
Kam përfituar një gamë të gjerë njohurish të vlefshme, të cilat më kanë thelluar dhe pasuruar ndjeshëm procesin tim të të mësuarit.
Ensa DomiPersonal Trainer
Profesorët

Drejtues, themelues i MyAcademyPT
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova dhe pjesë e ekipit të Show Health Training Club nga viti 2012 deri në 2023. Ka qenë profesor i Didaktikës së Fitnesit në Masterin në Bazat Shkencore dhe Metodologjike të Trajnimit Personal në Universitetin e Padovas. Themelues i MyAcademyPT që nga viti 2018.

Instruktore e Pilates dhe Yoga
Naturopate dhe instruktore e Pilates dhe Yoga. Në vitin 2011 mori certifikimin për Pilates Matwork në Singapor. Ka një diplomë ndërkombëtare të njohur në BE si mësuese e gjimnastikës posturale dhe është e certifikuar nga IPHM dhe Spinal Backrack System, si dhe në Body Flying Pilates dhe Yoga Flex Fitness. Specializimet e saj përfshijnë Pilates për gjendje të ndryshme shëndetësore dhe pajisje të ndryshme.

Fizioterapist
Themelues i Fizio_Plus dhe M_One.PhysioCenter, fizioterapist i specializuar në trajtimin e posturës dhe veçanërisht në skoliozë. Ofron një ekspertizë të thellë në rehabilitimin e këtyre çështjeve dhe kontribuon në edukimin e profesionistëve të rinj në fushën mjekësore.

Nutricioniste
Diplomuar në Dietologji dhe Nutricion në Greqi në vitin 2010, specializuar mbi çrregullimet ushqimore dhe obezitetin në 2013. Master në dietologji klinike pranë Hellenic International University. Themeluese e qendrës dietologjike Real Diet, me disa vite përvojë në departamentin e dietologjisë në spital.

Trajner i forcës dhe peshëngritjes
Diplomuar në Universitetin e Sporteve "Vojo Kushi" në Tiranë. Kampion Evrope dhe nënkampion Bote për të rinjtë në peshëngritje (2009), medalje ari në Lojërat Mesdhetare (2013). Trajner i ekipit Partizani dhe i ekipit Kombëtar të peshëngritjes, trajner CrossFit që nga viti 2016 te "The Lab 365".
Pyetje
Fitness Trainer (teoria online 9-11 nëntor, praktika në Tiranë ose në Prishtinë), Pilates Reformer (Tiranë, 14-15 nëntor) dhe Pilates Mat (Prishtinë, 21-22 nëntor).
Për kursin Fitness Trainer jo: është edhe për ty që nis nga e para. Kurset e Pilates-it janë për instruktorë, fizioterapistë dhe personal trainer.
Po. Në përfundim të kursit merr një certifikatë të njohur nga Ministria si kurs profesional. Sipas kursit, mund të marrësh edhe certifikata europiane (EQF) dhe ndërkombëtare (ASI), duke u njohur në Shqipëri dhe jashtë saj.
Regjistrimi bëhet online, nga faqja e kursit. Pastaj pagesa bëhet me kartë, me transfertë bankare, me Western Union ose cash te postieri.
Kursi të jep bazat e forta dhe sigurinë për të nisur punën në palestër: do të dish të udhëzosh klientë dhe të krijosh programe bazë. Mjeshtëria e vërtetë arrihet me praktikë të vazhdueshme pas kursit.
Diploma merret në ditët e fundit të praktikës.
Po, regjistrimin mund ta paguash me këste.
MyAcademyPT · Nëntor 2026
Ke pyetje? Na telefono: +355 69 242 7797