Përditësimi i fundit: 8 tetor 2026
Versioni: 1.1
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si MyAcademyPT mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale kur viziton faqen myacademypt.com, regjistrohesh në një kurs, krijon një llogari, kryen një pagesë, na shkruan në Instagram, Facebook ose WhatsApp, ose komunikon me ne në mënyra të tjera.
Përpunimi kryhet në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe, kur është i zbatueshëm, me Rregulloren (BE) 2016/679 (GDPR).
1. Kush është kontrolluesi i të dhënave
Kontrolluesi i të dhënave personale është:
Lucio Serreqi, person fizik tregtar (MyAcademyPT)
NIPT: M26425001K
Adresa: Lagjja “Vojo Kushi”, Rruga e Dibranëve, Zona Kadastrale 8592, nr. i pasurisë 1/1522, Shkodër 4001, Shqipëri
Zyra: Rr. “Brigada VIII”, Pallati Teknoprojekt, Tiranë
E-mail: lucio@myacademypt.com
Faqja: myacademypt.com
Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë lidhur me privatësinë, mund të na shkruash në adresën e mësipërme të e-mailit.
2. Kujt i zbatohet kjo politikë
Kjo politikë zbatohet për vizitorët e faqes, personat që regjistrohen në kurset tona ose krijojnë llogari, studentët dhe klientët tanë, dhe personat që na kontaktojnë, përfshirë ata që na shkruajnë në Instagram, Facebook ose WhatsApp.
3. Të dhënat që mbledhim
3.1 Të dhënat e regjistrimit në kurs
- emri dhe mbiemri;
- adresa e e-mailit dhe numri i telefonit ose i WhatsApp-it;
- data e lindjes;
- profesioni ose roli yt, për shembull personal trainer, instruktor ose fizioterapist;
- qyteti ku jeton;
- kursi dhe certifikata që zgjedh;
- shënimet që mbajmë gjatë komunikimit për regjistrimin dhe pagesën.
3.2 Të dhënat e llogarisë dhe të kurseve online
- emri i përdoruesit, fjalëkalimi i ruajtur në formë të koduar dhe të dhënat e nevojshme për hyrjen dhe rikuperimin e llogarisë;
- kurset dhe mësimet ku ke akses, përparimi dhe përfundimi i tyre;
- certifikatat e lëshuara.
3.3 Të dhënat e pagesës
- kursi i blerë, shuma, monedha, mënyra dhe statusi i pagesës;
- të dhënat e nevojshme për faturimin;
- referenca e transfertës ose e transaksionit.
Pagesat mund të kryhen me transfertë bankare, me para në dorë, me Western Union ose me PayPal. Secili prej këtyre ofruesve përpunon të dhënat e pagesës sipas politikës së vet të privatësisë. MyAcademyPT nuk ruan kredencialet e bankës, numrin e plotë të kartës, kodin CVV/CVC ose të dhëna të tjera të plota të instrumentit të pagesës.
3.4 Mesazhet që na dërgon në Instagram dhe Facebook
Kur na shkruan në llogaritë tona në Instagram (@myacademypt, @myacademypilates dhe @myhealthyal) ose në faqet tona në Facebook, i marrim mesazhet përmes ndërfaqeve zyrtare të Meta-s (Instagram Messaging API dhe Messenger Platform). Ruajmë:
- emrin dhe emrin e përdoruesit ashtu siç shfaqen në Instagram ose Facebook;
- identifikuesin numerik që Meta i cakton bisedës;
- tekstin e mesazheve, datën dhe orën;
- nëse mesazhi është dërguar nga ti apo nga ne.
I përdorim vetëm për t’iu përgjigjur, për të ndjekur kërkesën tënde për kurset tona dhe për të kuptuar cilat pyetje bëhen më shpesh, që informacioni në faqet tona të jetë më i qartë. Nuk i përdorim për reklama, nuk i shesim dhe nuk marrim mbi to vendime të automatizuara. Mesazhet ruhen në një fletë llogaritëse të llogarisë sonë Google Workspace dhe në serverin tonë të automatizimeve, me akses vetëm për personat e autorizuar të MyAcademyPT.
3.5 Të dhënat teknike dhe të sigurisë
- adresa IP, data dhe ora e lidhjes;
- lloji i pajisjes, sistemi operativ, shfletuesi dhe gjuha;
- faqet e vizituara, burimi i vizitës dhe veprimet teknike në faqe;
- regjistrat e hyrjeve, tentativave të dështuara, gabimeve dhe masave kundër abuzimit;
- identifikuesit e sesionit dhe cookies;
- parametrat e fushatave, si UTM dhe fbclid, kur mbërrin nga një reklamë. Faqja i ruan këto parametra në shfletuesin tënd deri në 90 ditë, që të dimë nga cila fushatë ka ardhur një regjistrim.
3.6 Aplikacioni MyAcademyPT
Aplikacioni MyAcademyPT për iPhone dhe Android përdor të njëjtën llogari si myacademypt.com. Përveç të dhënave të mësipërme:
- llogaria: kur krijon llogarinë nga aplikacioni, emri dhe e-maili ruhen edhe në sistemin tonë të komunikimit me etiketën “App MyAcademyPT”, pa abonim në buletinin informativ;
- kurset dhe diplomat: aplikacioni shfaq kurset ku je regjistruar, mësimet e përfunduara, diplomat dhe certifikatat e tua;
- njoftimet: nëse i ndez, ruajmë një kod të telefonit (token) për të dërguar njoftimet përmes shërbimit Expo dhe të Apple ose Google; e fshijmë kur del nga llogaria ose i fik;
- pyetësorët pas kursit: përgjigjet ruhen te myacademypt.com dhe i lexon vetëm MyAcademyPT;
- testet dhe pulsi: të dhënat që shkruan për klientët e tu (mosha, pesha, pulsi, rezultatet) dhe leximet e brezit të pulsit mbeten vetëm në telefonin tënd dhe nuk na dërgohen. Bluetooth-i përdoret vetëm për t’u lidhur me brezin e pulsit;
- materialet e kursit: fotot dhe skedarët i sheh vetëm kush është regjistruar në atë kurs;
- videot e mësimeve shfaqen me lexuesin e YouTube, sipas rregullave të Google.
Llogarinë dhe të dhënat e saj mund t’i fshish vetë nga aplikacioni: Profili > Fshi llogarinë. Hollësitë te faqja Fshi llogarinë.
4. Pse i përdorim të dhënat dhe mbi çfarë baze
| Qëllimi | Baza e përpunimit |
|---|---|
| Regjistrimi në kurs, krijimi i llogarisë, pagesa dhe dhënia e aksesit në kurs | Lidhja dhe zbatimi i kontratës |
| Përgjigja ndaj mesazheve dhe kërkesave të tua, edhe në Instagram, Facebook dhe WhatsApp | Masat parakontraktuale që kërkon ti dhe interesi ynë i ligjshëm për t’iu përgjigjur |
| Dërgimi i konfirmimeve, i aksesit në kurs, i rikuperimit të fjalëkalimit dhe i njoftimeve të domosdoshme për shërbimin | Zbatimi i kontratës |
| Faturimi, kontabiliteti, detyrimet tatimore dhe përgjigjja ndaj kërkesave të autoriteteve | Detyrim ligjor |
| Siguria e faqes dhe e llogarive, parandalimi i mashtrimit dhe i abuzimeve | Interesi ynë i ligjshëm për sigurinë e shërbimit |
| Statistikat e përdorimit të faqes, heatmaps dhe matja e reklamave | Shih pikën 5 |
| Lajmet dhe ofertat me e-mail | Pëlqimi yt; mund ta tërheqësh në çdo kohë përmes linkut “çregjistrohu” ose duke na shkruar |
E-mailet e nevojshme për regjistrimin, pagesën, sigurinë dhe përdorimin e kurseve nuk janë komunikime marketingu dhe mund të dërgohen për zbatimin e kontratës.
5. Cookies dhe teknologjitë e ngjashme
Faqja përdor cookies të domosdoshme për hyrjen në llogari, sesionin, shportën, pagesën dhe sigurinë. Këto cookies janë të nevojshme që faqja të funksionojë dhe nuk përdoren për reklama.
Përveç tyre, faqja përdor:
- Google Analytics 4, për statistika mbi përdorimin e faqes;
- Microsoft Clarity, për heatmaps dhe regjistrime teknike të ndërveprimeve, me qëllim përmirësimin e përdorshmërisë;
- Meta Pixel, për matjen e reklamave, krijimin e audiencave dhe remarketing;
- Cloudflare Turnstile, për të dalluar njerëzit nga bot-et te formularët;
- Chaty, për butonat e kontaktit në WhatsApp.
Mund t’i bllokosh ose t’i fshish cookies nga cilësimet e shfletuesit tënd, dhe mund të kufizosh reklamat e personalizuara nga cilësimet e llogarive të tua në Meta dhe në Google. Bllokimi i cookies që nuk janë të domosdoshme nuk të pengon të regjistrohesh në kurse.
6. Me kë mund t’i ndajmë të dhënat
Të dhënat ndahen vetëm kur është e nevojshme dhe vetëm në masën e nevojshme me:
- Cloudys (DCGRP OÜ), Estoni, si ofrues i hostimit dhe i infrastrukturës së faqes;
- Google, për e-mailin dhe fletët llogaritëse ku ruajmë regjistrimet dhe mesazhet (Google Workspace) dhe për statistikat (Google Analytics);
- Meta Platforms, për Instagram, Facebook, Messenger dhe Meta Pixel;
- Microsoft, për Clarity;
- Cloudflare, për Turnstile;
- Oracle Cloud, si ofrues i serverit ku punojnë automatizimet tona;
- Expo (650 Industries), SHBA, si dhe Apple dhe Google, për shpërndarjen e aplikacionit MyAcademyPT dhe për njoftimet në telefon, kur i ndez;
- bankën, Western Union ose PayPal, kur i përdor për pagesën;
- kontabilistë, juristë, ofrues teknikë dhe bashkëpunëtorë të autorizuar që janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin;
- autoritetet publike, gjykatat ose organet mbikëqyrëse, kur kjo kërkohet nga ligji.
MyAcademyPT nuk i shet të dhënat personale.
7. Transferimet ndërkombëtare
Disa ofrues teknikë mund të përpunojnë ose të bëjnë të aksesueshme të dhëna jashtë Shqipërisë ose jashtë Zonës Ekonomike Evropiane. Kur kërkohet nga ligji, përdorim masa të përshtatshme mbrojtëse, si vendime përshtatshmërie, klauzola standarde kontraktuale, marrëveshje për përpunimin e të dhënave dhe masa teknike e organizative sigurie. Mund të kërkosh informacion shtesë mbi këto masa duke shkruar në lucio@myacademypt.com.
8. Sa kohë i ruajmë të dhënat
- Të dhënat e regjistrimit, të llogarisë dhe të kurseve ruhen gjatë ofrimit të shërbimit dhe më pas vetëm për periudhën e nevojshme për mbështetje, për vërtetimin e certifikatave ose për mbrojtjen e kërkesave ligjore.
- Të dhënat e pagesave dhe të faturimit ruhen për periudhat e kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe kontabël.
- Mesazhet në Instagram dhe Facebook ruhen deri në 24 muaj nga mesazhi i fundit, dhe më pas fshihen.
- Të dhënat e marketingut ruhen deri në tërheqjen e pëlqimit ose çregjistrimin.
- Cookies ruhen sipas afateve të secilit mjet.
Kur të dhënat nuk nevojiten më, ato fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.
9. Si i mbrojmë të dhënat
Përdorim masa të përshtatshme teknike dhe organizative, duke përfshirë lidhjen HTTPS, kontrollin e aksesit, fjalëkalimet e koduara, kufizimin e tentativave të hyrjes, përditësimet e sigurisë, kopjet rezervë dhe kufizimin e aksesit vetëm te personat që kanë nevojë për të dhënat.
Asnjë sistem nuk është plotësisht i paprekshëm. Nëse ndodh një cenim i të dhënave personale, do të ndërmarrim masat dhe njoftimet e kërkuara nga ligji.
10. Vendimmarrja e automatizuar
MyAcademyPT nuk merr vendime vetëm të automatizuara që prodhojnë pasoja ligjore ose të ngjashme të rëndësishme për ty.
11. Të drejtat e tua
Sipas legjislacionit të zbatueshëm, ke të drejtë:
- të marrësh informacion dhe akses në të dhënat e tua;
- të kërkosh korrigjimin e të dhënave të pasakta;
- të kërkosh fshirjen e të dhënave, kur plotësohen kushtet ligjore;
- të kërkosh kufizimin e përpunimit;
- të kundërshtosh përpunimin e bazuar në interes të ligjshëm ose marketingun e drejtpërdrejtë;
- të marrësh të dhënat në një format të strukturuar dhe të lexueshëm nga pajisjet, kur zbatohet e drejta e transferueshmërisë;
- të tërheqësh pëlqimin në çdo kohë;
- të paraqesësh ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës.
Për të ushtruar një të drejtë, shkruaj në lucio@myacademypt.com. Për të mbrojtur llogarinë, mund të kërkojmë informacion të arsyeshëm për verifikimin e identitetit. Kërkesa trajtohet brenda afatit të parashikuar nga ligji.
12. Si të kërkosh fshirjen e të dhënave
Mund të kërkosh në çdo kohë fshirjen e të dhënave të tua, përfshirë mesazhet që na ke dërguar në Instagram ose Facebook:
- nëse ke llogari në myacademypt.com, mund ta fshish vetë nga aplikacioni MyAcademyPT (Profili > Fshi llogarinë): shiko faqen Fshi llogarinë;
- na shkruaj në lucio@myacademypt.com, ose na dërgo një mesazh në Instagram me fjalët “Fshini të dhënat e mia”;
- shëno emrin e përdoruesit në Instagram ose emrin në Facebook me të cilin na ke shkruar;
- brenda 30 ditëve i fshijmë nga fletët dhe serverët tanë dhe të konfirmojmë me shkrim.
Ruajmë vetëm të dhënat që ligji na detyron t’i mbajmë, si faturat. Fshirja e bisedës nga aplikacioni yt nuk e fshin kopjen tonë: për këtë na shkruaj.
13. Ankesa pranë Komisionerit
Nëse mendon se të dhënat e tua janë përpunuar në kundërshtim me ligjin, ke të drejtë të ankohesh pranë:
Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë
E-mail: info@idp.al
Faqja: idp.al/ankohu
14. Lidhjet dhe shërbimet e palëve të treta
Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve ose shërbimeve të tjera. Përpunimi i kryer nga këto palë rregullohet nga politikat e tyre të privatësisë. Të rekomandojmë t’i lexosh ato përpara se t’u japësh të dhëna personale.
15. Ndryshimet e kësaj politike
Mund ta përditësojmë këtë politikë kur ndryshojnë shërbimet, ofruesit ose kërkesat ligjore. Versioni dhe data e fundit publikohen në krye të faqes. Kur ndryshimi është i rëndësishëm, do të japim një njoftim të përshtatshëm dhe, kur kërkohet, do të kërkojmë pëlqim të ri.
16. Kontakti
Për pyetje ose kërkesa mbi privatësinë:
Lucio Serreqi PF, MyAcademyPT
E-mail: lucio@myacademypt.com
Adresa: Lagjja “Vojo Kushi”, Rruga e Dibranëve, Zona Kadastrale 8592, nr. i pasurisë 1/1522, Shkodër 4001, Shqipëri