fbpx

17-23 Nentor

Çfarë do të mësosh?

  • Parimet Bazë të Fitnesit: Mëso konceptet thelbësore që çdo trajner fitnesi duhet të dijë për të krijuar programe efektive stërvitjeje.
  • Anatomia dhe Fiziologjia Muskulare: Kupto se si funksionojnë muskujt dhe grupet muskulare gjatë stërvitjes, duke u fokusuar në biomekanikën e lëvizjeve kryesore.
  • Hipertrofia dhe Forca: Zbulo çfarë është hipertrofia muskulare dhe si të ndërtosh forca përmes teknikave dhe programeve të avancuara stërvitjeje.
  • Vlerësimi i Klientit: Mëso se si të kryesh një vlerësim të plotë të gjendjes fizike të klientit dhe si të personalizosh programet për të arritur qëllimet e tyre individuale.
  • Teknikat e Frymëmarrjes dhe Lëvizshmërisë: Përmirëso stërvitjet me teknika të sakta të frymëmarrjes dhe ushtrime për të rritur lëvizshmërinë.
  • Programimi i Stërvitjes: Kupto si të ndërtosh programe efektive dhe të strukturuara për stërvitje afatshkurtra dhe afatgjata.
  • Periodizimi i Stërvitjeve: Mëso si të strukturosh programet stërvitore në cikle afatshkurtra dhe afatgjata për optimizimin e rezultateve.
  • Përdorimi i Pajisjeve të Fitnesit: Mëso si të zhvillosh ushtrime me pajisje të palestrës për të maksimizuar rezultatet e klientëve.
  • Asistimi në Ushtrime: Mëso teknikat e asistimit të sigurt dhe të saktë për të ndihmuar klientët gjatë ushtrimeve me pesha.
  • Parandalimi dhe Menaxhimi i Lëndimeve: Mëso teknika të sakta për parandalimin e lëndimeve dhe menaxhimin e klientëve që kanë pësuar dëmtime.
  • Motivimi dhe Komunikimi me Klientët: Zhvillo aftësitë për të motivuar dhe komunikuar në mënyrë efektive me klientët, duke i mbajtur të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të tyre.
  •  

Certifikatat dhe Diplomimi

personal trainer
OFERTË E KUFIZUAR DERI ME DATEN 19 Tetor

Investo në të ardhmen tënde: Kursi ynë për Fitness Trainer tani për 190 € nga 440 €. Kursi që hap dyer ndërkombëtarisht, me një ulje prej 57% deri më 19 Tetor.

Ky kurs ofron më shumë se njohuri:  certifikata ndërkombëtare që të të hapin dyer globalisht, duke të shndërruar në një Trainer Fitnesi që spikat kudo në botë.

Days
Hours
Minutes
Seconds
PROFESORËT

Profesorët Tanë Ekspertë

Lucio Serreqi

Drejtues

Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova dhe pjesë e ekipit të Show Health Training Club nga viti 2012 deri në 2023, ka qenë profesor i Didaktikës së Fitnesit në kuadër të Masterit në Bazat Shkencore dhe Metodologjike të Trajnimit Personal në Universitetin e Padovas dhe gjithashtu është themeluesi i MYAcademyPt që nga viti 2018

Programi i Kursit

Hyrje dhe Parimet e Fitnesit: Njohja me bazat e fitnesit dhe rëndësinë e teknikës në stërvitje.

Anatomia dhe Fiziologjia Muskulare: Studimi i strukturës muskulore dhe mënyra se si muskujt funksionojnë gjatë stërvitjeve të ndryshme.

Hipertrofia dhe Forca: Konceptet thelbësore të hipertrofisë muskulare dhe forcës, dhe si të zhvillohen në mënyrë efektive përmes stërvitjes.

Teknikat e Stërvitjes dhe Ngrohjes: Mësimi i teknikave të frymëmarrjes dhe ngrohjes për përgatitjen e duhur të trupit para stërvitjes.

Adaptimi dhe Personalizimi i Stërvitjeve: Si të modifikohen dhe të personalizohen ushtrimet për nivele të ndryshme të aftësive fizike dhe nevojave të klientëve.

Asistimi dhe Siguria në Stërvitje: Teknikat e asistimit të sigurt dhe efektiv gjatë stërvitjeve për të siguruar rezultatet më të mira për klientët.

Programimi dhe Periodizimi i Stërvitjeve: Mësimi i strukturimit të programeve afatshkurtra dhe afatgjata për rritjen e forcës, qëndrueshmërisë dhe masës muskulore.

Biomekanika e Lëvizjeve Kryesore: Analizë praktike e lëvizjeve si squat, deadlift dhe panca për të përmirësuar performancën dhe shmangien e lëndimeve.

Përdorimi i Pajisjeve të Fitnesit: Si të zhvillohen ushtrime me makineritë e palestrës dhe si të zgjedhni pajisjet e duhura për qëllimet e klientit.

Vlerësimi i Klientit dhe Monitorimi i Progresit: Si të kryhet një vlerësim fillestar i klientit dhe monitorimi i përparimeve të tyre për rezultate optimale.

0 +
Studentë të formuar
0 +
Profesorë
0 %
Shkalla e suksesit
Testimonial

çfarë thonë Studentët për ne

Kjo akademi më pëlqen pasi çdo temë që trajtohet është e bazuar në shkencë.

Simon Kolaj

Personal Trainer

Do t'ua rekomandoja këtë akademi pa hezitim të gjithë atyre që janë të angazhuar ose dëshirojnë të angazhohen në botën e fitnesit.

Ardian Tafaj

Ceo Tafaj Team

Kam përfituar një gamë të gjerë njohurish të vlefshme gjatë këtij masteri, të cilat më kanë thelluar dhe pasuruar ndjeshëm procesin tim të të mësuarit.

Ensa Domi

Personal Trainer

Çfarë do të përfitosh nga ky kurs?

Certifikatë

Kurs profesional “Fitness Trainer” me certifikatë të njohur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; i vlefshëm për certifikim ndërkombëtar përmes Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (EQF2).

Formim Bazë dhe i Avancuar

Njohuri teorike dhe praktike të detajuara që mbulojnë aspektet kryesore të trajnimit në fitnes, përfshirë parimet themelore, programimin e stërvitjeve, ushtrimet për forcë dhe hipertrofi, si dhe përdorimin e pajisjeve të palestrës.

Përgjigje rreth çdo dyshimi

Me një ekip ekspertësh që kanë mbi 20 vite eksperiencë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kërkojnë sqarime dhe përgjigje për çdo dyshim apo pyetje që mund të lindë gjatë trajnimit. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në një fushë aq komplekse si kjo

Materiale Mbështetëse

Nga ky kurs do të përfitosh video regjistrimin e plotë të leksioneve teorike dhe slide të detajuara mbështetëse, të cilat do të të ndihmojnë të thellosh dhe të zgjerojë njohuritë e tua në fushën e fitnesit, duke të ofruar një udhërrëfyes të plotë për teknikat dhe aplikimin praktik të asaj që mëson në kurs.

Regjistrohu për të qëndruar gjithmonë i azhornuar me të rejat e akademisë

Pse të na Zgjedhësh !

Ne jemi dedikuar për të ofruar kurse të cilësisë së lartë që janë të krijuara për të mbështetur dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Çdo kurs që ofrojmë është i menduar për të ju ndihmuar të arrini nivele më të larta të njohurisë dhe aftësisë, duke ju përgatitur për sfidat e sotme dhe të nesërme në fushën e fitnesit.

Kurse me Cilësi të Lartë

Ne sigurojmë një kurrikulë të pasur dhe të detajuar që mbulon nga të fundit në metodologji dhe teknikë stërvitore, deri te tendencat e reja në nutricion dhe shëndet. Cilësia e mësimit është e garantuar për t'ju ndihmuar të arrini ekselencën në fushën tuaj.

Certifikime të Njohura Ndërkombëtarisht

Merr një certifikatë profesionale të njohur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mundësi opsionale për certifikatë evropiane (EQF2).

Instruktorë Ekspertë

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të njohur dhe të respektuar në fushën e fitnesit. Të apasionuar dhe të përkushtuar, ata ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me ju, duke garantuar mësimdhënie të bazuar në praktikën dhe teorinë më të fundit.

Mundësi Punësimi

Pas përfundimit të masterit në MyAcademyPT, mundësitë tuaja të punësimit rriten në mënyrë të ndjeshme, pasi ne ju vendosim në kontakt me palestrat më të mira në Shqipëri për të ndërtuar karrierën tuaj.

Pyetje PErgjigje

Pyetjet më të Shpeshta

  • A leshoni certifikate dhe a njihet ajo?
    Po. Në përfundim të kursit, ju pajisim me një certifikatë profesionale të njohur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e vlefshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Opsionale: certifikatë evropiane (EQF2) sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.
  • Si bëhet regjistrimi?
    Regjistrimi kryhet online, dhe më pas pagesa mund të bëhet në bankë ose përmes transfertës bankare.
  • Sa është vlefshmëria e certifikatave?
    Certifikata profesionale (Ministria): nuk ka datë skadence. – Certifikata evropiane (EQF2): nuk ka skadencë; opsionalisht, për ta mbajtur verifikimin online aktiv (digital credential/registry) përmes ofruesit tonë, aplikohet një tarifë shërbimi prej 20 € në vit.
  • Pas përfundimit të masterit, a jam i aftë të punoj?
    Po, pas përfundimit të kursit në MyAcademyPt, do të kesh marrë njohuritë bazë të nevojshme për të filluar karrierën tënde si Trajner Fitnesi, duke pasur një themel të fortë në teknikat dhe programimin e stërvitjeve.
  • Kur merret certifikata në MyAcademyPT?
    Diploma merret në ditët e fundit të përfundimit të masterit praktik në MyAcademyPT.
  • A mund ta bëj pagesën me këste?
    Po, mund të paguash kursin në 2 këste!

ÇMIMI I KURSIT RRITET PËR:

Days
Hours
Minutes
Seconds