17-23 Nentor
Ndërto një karrierë të suksesshme duke perfeksionuar artin e trajnimit në Fitness
Një kurs i dizajnuar për instruktorë dhe aspirantë të gatshëm të kthejnë pasionin në profesion, duke u fokusuar te përmirësimi i teknikës, fleksibiliteti në menaxhimin e stërvitjeve dhe sigurimi i një balance efektive midis performancës fizike dhe mirëqenies së përgjithshme për klientët.
Certifikim ndërkombëtar & punësim: Dy certifikata, certifikatë profesionale e njohur nga Ministria e Ekonomisë si kurs profesional + certifikatë evropiane (EQF2). Profil më i besueshëm, më shumë mundësi punësimi.
Formim Teorik dhe Praktik: Kursi përfshin teori dhe ushtrime praktike që mund të zbatohen menjëherë në seancat e stërvitjes.
Personalizim dhe Instruktorë Ekspertë: Mësoni të krijoni programe të personalizuara për klientët, nën udhëheqjen e instruktorëve me përvojë të gjatë në fushë.
Çfarë do të mësosh?
- Parimet Bazë të Fitnesit: Mëso konceptet thelbësore që çdo trajner fitnesi duhet të dijë për të krijuar programe efektive stërvitjeje.
- Anatomia dhe Fiziologjia Muskulare: Kupto se si funksionojnë muskujt dhe grupet muskulare gjatë stërvitjes, duke u fokusuar në biomekanikën e lëvizjeve kryesore.
- Hipertrofia dhe Forca: Zbulo çfarë është hipertrofia muskulare dhe si të ndërtosh forca përmes teknikave dhe programeve të avancuara stërvitjeje.
- Vlerësimi i Klientit: Mëso se si të kryesh një vlerësim të plotë të gjendjes fizike të klientit dhe si të personalizosh programet për të arritur qëllimet e tyre individuale.
- Teknikat e Frymëmarrjes dhe Lëvizshmërisë: Përmirëso stërvitjet me teknika të sakta të frymëmarrjes dhe ushtrime për të rritur lëvizshmërinë.
- Programimi i Stërvitjes: Kupto si të ndërtosh programe efektive dhe të strukturuara për stërvitje afatshkurtra dhe afatgjata.
- Periodizimi i Stërvitjeve: Mëso si të strukturosh programet stërvitore në cikle afatshkurtra dhe afatgjata për optimizimin e rezultateve.
- Përdorimi i Pajisjeve të Fitnesit: Mëso si të zhvillosh ushtrime me pajisje të palestrës për të maksimizuar rezultatet e klientëve.
- Asistimi në Ushtrime: Mëso teknikat e asistimit të sigurt dhe të saktë për të ndihmuar klientët gjatë ushtrimeve me pesha.
- Parandalimi dhe Menaxhimi i Lëndimeve: Mëso teknika të sakta për parandalimin e lëndimeve dhe menaxhimin e klientëve që kanë pësuar dëmtime.
- Motivimi dhe Komunikimi me Klientët: Zhvillo aftësitë për të motivuar dhe komunikuar në mënyrë efektive me klientët, duke i mbajtur të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të tyre.
Certifikatat dhe Diplomimi
- Diplomë nga Ministria e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (Kurs Profesional): Certifikatë zyrtare në Shqipëri që dëshmon përfundimin e një formimi profesional në fushën e Fitnessit
- Diplomë EQF2 (opsionale): Certifikatë e nivelit 2 në Kornizën Europiane të Kualifikimeve (EQF), e vlefshme për të ndërtuar rrugën drejt një karriere ndërkombëtare në mirëqenie dhe fitness.
- Të gjitha certifikatat janë të njohura ndërkombëtarisht, duke garantuar mundësi punësimi brenda dhe jashtë Shqipërisë.