fbpx

Historia

MyAcademyPT (MythodAcademyAlbania), MyAcademyPT (MythodAcademyAlbania), themeluar në vitin 2018 në Shqipëri, lindi nga vizioni për të ngritur fitnesin në një thirrje, përveçse një mënyrë jetese.
Që nga kurset e para, akademia tërhoqi vëmendjen për shkëlqimin e saj edhe falë pjesëmarrjes së ekspertëve të shquar ndërkombëtarë të sportit, mirëqenies dhe fitnesit, si Prof Zef KovaciProf Ronilna Naco, Prof Endrit Mone, Ervis Tabaku dhe shumë të tjerë.
E udhëhequr nga besimi:  Ndërtojmë Pasionet, Realizojmë Ndryshime, MyAcademyPT thekson fitnesin jo vetëm si përmirësim fizik, por si një udhëtim transformues për mendjen dhe shpirtin, duke frymëzuar ndryshime të rëndësishme në jetën dhe punën e atyre që marrin pjesë.

Programi i Masterit

  • Metodologjia e Stërvitjes : Zbulo teknikat më të avancuara për një stërvitje efektive dhe të sigurt, thelbësore për çdo personal trainer.
  • Forca dhe Kondicionimi : Mëso të ndërtosh forcë dhe të përmirësosh kondicionin fizik, të domosdoshme për atletët dhe të apasionuarit e fitnesit.
  • Hipertrofia : Hulumto strategjitë për të rritur masën muskulare, një qëllim kyç për shumë klientë.
  • Nutricioni Sportiv : Një udhëzues i plotë për ushqyerjen optimale për të përmirësuar performancën dhe shëndetin.
  • Fitness Mjekësor : Thekso mënyrat e menaxhimit të klientëve me kushte mjekësore specifike si diabeti ose sëmundjet kardiovaskulare.
  • Coaching, Komunikimi dhe Marketingu : Mëso aftësitë kyçe për të motivuar klientët e tu dhe për të promovuar me efektivitet shërbimet e tua.
  • Fitness Postural (Praktikë): Teknika praktike për të përmirësuar posturën dhe parandaluar lëndimet.
  • CrossFit dhe Forca në Palestrë (Praktikë): Një hyrje praktike në CrossFit dhe teknikat e stërvitjes së forcës.
  • Test në Palestrë (Praktikë): Vlerëso aftësitë e tua në një mjedis real palestre.
  • Biomekanika e Aplikuar në Palestrë (Praktikë): Zbato biomekanikën për të optimizuar efikasitetin e stërvitjes.
OFERTË E KUFIZUAR VETEM PER MUAJIN MARS

Investo në të ardhmen tënde

Kursi ynë i personal training tani për 460€ nga 760€
Kursi që hap dyer ndërkombëtarisht, me 40% ulje deri më 11 Prill

Ky kurs ofron më shumë se njohuri: një certifikatë ndërkombëtare që të hap dyer globalisht, duke ju shndërruar në personal trainer që spikat kudo në botë

0 Days
0 Hours
0 Minutes
0 Seconds
0 +
Studenta të formuar
0 +
Profesor
0 %
Shkalla e suksesit
Testimonial

çfarë thonë Studentët për ne

Kjo akademi më pëlqen pasi çdo temë që trajtohet është e bazuar në shkencë.

Simon Kolaj

Personal Trainer

Do t'ua rekomandoja këtë akademi pa hezitim të gjithë atyre që janë të angazhuar ose dëshirojnë të angazhohen në botën e fitnesit.

Ardian Tafaj

Ceo Tafaj Team

Në këtë master mora një sërë njohurish të vlefshme që më thelluan dhe gjallëruan mësimin tim.

Enejda Molla

Personal Trainer

Regjistrohu për të qëndruar gjithmonë i azhornuar me të rejat e akademisë

Pse të na Zgjedhësh !

Ne jemi dedikuar për të ofruar kurse të cilësisë së lartë që janë të krijuara për të mbështetur dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Çdo kurs që ofrojmë është i menduar për të ju ndihmuar të arrini nivele më të larta të njohurisë dhe aftësisë, duke ju përgatitur për sfidat e sotme dhe të nesërme në fushën e fitnesit.

Kurse me Cilësi të Lartë

Ne sigurojmë një kurrikulë të pasur dhe të detajuar që mbulon nga të fundit në metodologji dhe teknikë stërvitore, deri te tendencat e reja në nutricion dhe shëndet. Cilësia e mësimit është e garantuar për t'ju ndihmuar të arrini ekselencën në fushën tuaj.

Certifikim I Njohur Ndërkombëtrisht

Programet tona trajnuese janë të akredituara nga Ministria Shqiptare e Financave, duke iu siguruar një nivel të lartë të standardit dhe cilësisë. Ky akreditim jo vetëm që i bën certifikatat tona të vlefshme dhe të njohura në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Njohja e këtij lincesimi në tregun ndërkombëtar të punës ju mundëson një avantazh konkurrues dhe një platformë të fortë për të ndërtuar dhe zhvilluar karrierën tuaj në fushën e fitnesit, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Instruktorë Ekspertë

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të njohur dhe të respektuar në fushën e fitnesit. Ata janë jo vetëm të apasionuar për atë që bëjnë, por janë edhe përkushtuar për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre me ju, për të garantuar një mësimdhënie të bazuar në praktikën dhe teorinë më të fundit.

Mundësi Punësimi

Pas përfundimit të masterit në MyAcademyPT, mundësitë tuaja të punësimit rriten në mënyrë të ndjeshme, pasi ne ju vendosim në kontakt me palestrat më të mira në Shqipëri për të ndërtuar karrierën tuaj.

PROFESORËT

Profesorët Tanë Ekspertë

Lucio Serreqi

Drejtues

Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova dhe pjesë e ekipit të Show Health Training Club nga viti 2012 deri në 2023, ka qenë profesor i Didaktikës së Fitnesit në kuadër të Masterit në Bazat Shkencore dhe Metodologjike të Trajnimit Personal në Universitetin e Padovas dhe gjithashtu është themeluesi i MYAcademyPt që nga viti 2018

Rolina Naco

Nutricioniste

E diplomuar ne fakultetin e Dietologjise-Nutricionit ne vitin 2010 ne Greqi. Specializuar mbi Ç’rregullimet ushqimore dhe obezitetin 2013. Master ne dietologji klinike prane Hellenik International University. Themeluese e qendres dietologjike Real Diet dhe eksperience disa vjeçare ne departamentin e dietologjise ne spital.

Endrit Mone

Fizioterapist

Endrit Mone, themelues i Fizio_Plus dhe M_One.PhysioCenter, është një fizioterapist i specializuar në trajtimin e posturës dhe veçanërisht në skoliozë, duke ofruar një ekspertizë të thellë në rehabilitimin e këtyre çështjeve dhe duke kontribuar në edukimin e profesionistëve të rinj në fushën mjekësore.

Ervis Tabaku

Peshëngritës

Ervis Tabaku i diplomuar në universitetin e Sporteve "Vojo Kushi" Tiranë. Kampion Europe dhe Nen-kampion Bote për të rinjtë në peshëngritje (2009). Medalje ari Lojrat Mesdhetare(2013). Trajner i ekipit Partizani dhe i ekipit Kombëtar në peshëngritjes. Trajner Crossfiti prej vitit 2016 tek "The Lab 365". Mesues i edukimit fizik "Shkolla 9-vjecare Lundër".

Pyetje PErgjigje

Pyetjet më të Shpeshta

  • A leshoni certifikate dhe a njihet ajo?
    Po, në përfundim të masterit, ju paisemi me një certifikatë të njohur nga ministria si kurs profesional, e cila njihet në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Si bëhet regjistrimi?
    Regjistrimi kryhet online, dhe më pas pagesa mund të bëhet në bankë ose përmes transfertës bankare.
  • Pas përfundimit të masterit, a jam i aftë të punoj?
    Po, pas përfundimit të masterit në MyAcademyPt, do të kesh marrë njohuritë bazë të nevojshme për të filluar profesionin tënd në personal training.
  • Kur merret diploma në MyAcademyPT?
    Diploma merret në ditët e fundit të përfundimit të masterit praktik në MyAcademyPT.
  • A mund ta bëj pagesën me këste?
    Po, mund të paguash regjistrimin në 3 këste!