Postural Fitness Course
Vlerësim Klinik Real: Mëso testet funksionale për kolonën cervicale, torakale dhe lumbare. Jo teori abstrakte,mjete që i përdor që nga dita e parë në palester.
Rehabilitim + Fitness: Kupto ku mbaron puna e fizioterapistit dhe ku fillon puna jote si trainer. Mëso të ndërtosh programe ushtrimesh për klientë me problematika posturale.
Nga Koka te Këmbët: Zona cervicale, gjymtyrë të sipërme, kolonë, zonë lumbare, ecje. Çdo segment i trupit, i analizuar dhe i trajnuar me ushtrime korrigjuese dhe forcuese
Çfarë do të mësosh?
- Anatomia dhe Biomekanika e Kolonës — Strukturat anatomike, disket intervertebrale, ligamentet, muskujt e kurrizit dhe si ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
- Llojet e Posturave dhe Deformimet e Kolonës — Si skolioza, kifoza dhe postura e keqe ndikojnë në artikulacionet e tjera dhe në performancën fizike.
- Vlerësimi Klinik dhe Testet Vlerësuese — Metodat dhe testet klinike për kolonën. Si të interpretosh rezultatet dhe si të planifikosh trajnimin në bazë të tyre.
- Strategjitë e Rehabilitimit — Teknikat e rehabilitimit mjekësor për kolonën dhe roli i fitnessit si pjesë e procesit të rikuperimit.
- Zona Cervicale dhe Torakale — Vlerësimi funksional, identifikimi i dhimbjeve dhe ngurtësisë, ushtrime zgjatjeje dhe forcimi.
- Dhimbjet e Gjymtyrëve të Sipërme — Tennis elbow, sindroma e tunelit karpal: diagnostikim, ushtrime preventive dhe rehabilituese.
- Zona Lumbare — Vlerësimi klinik i dhimbjeve lumbare, identifikimi i shkaqeve muskulore dhe skeletore, ushtrime specifike.
- Analiza e Ecjes — Vlerësimi në statikë dhe dinamikë, korrigjimi i deformimeve të gjymtyrëve të poshtme, përmirësimi i performancës së ecjes.
Investo në të ardhmen tënde
Kursi ynë i Postural Fitness tani për 199€ nga 380€ !
Kursi që hap dyer ndërkombëtarisht, me 50 % ulje deri më 30 Prill.
Ky kurs ofron më shumë se njohuri: një certifikatë ndërkombëtare që të hap dyer globalisht, duke ju shndërruar në personal trainer që spikat kudo në botë
Profesorët Tanë Ekspertë
Lucio Serreqi
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Motorike në Padova dhe pjesë e ekipit të Show Health Training Club nga viti 2012 deri në 2023, ka qenë profesor i Didaktikës së Fitnesit në kuadër të Masterit në Bazat Shkencore dhe Metodologjike të Trajnimit Personal në Universitetin e Padovas dhe gjithashtu është themeluesi i MYAcademyPt që nga viti 2018
Endrit Mone
Endrit Mone, themelues i Fizio_Plus dhe M_One.PhysioCenter, është një fizioterapist i specializuar në trajtimin e posturës dhe veçanërisht në skoliozë, duke ofruar një ekspertizë të thellë në rehabilitimin e këtyre çështjeve dhe duke kontribuar në edukimin e profesionistëve të rinj në fushën mjekësore.
Programi i Kursit
Hyrje në Postural Fitness: Përfshin konceptin e posturës funksionale, evolucionin e qasjeve korrigjuese në fitness dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet trajnerit dhe fizioterapistit.
Anatomia dhe Biomekanika Bazë: Studimi i strukturave të kolonës — disket intervertebrale, ligamentet, muskujt stabilizues — dhe si ato ndërveprojnë gjatë lëvizjes dhe qëndrimit statik.
Testet dhe Vlerësimi Klinik: Mësoni testet funksionale për zonat cervicale, torakale dhe lumbare, vlerësimin e ecjes në statikë dhe dinamikë, dhe si të interpretoni rezultatet për të planifikuar trajnimin.
Ushtrime për Korrigjimin e Posturës dhe Forcimin: Përfshin ushtrime specifike zgjatjeje dhe forcimi për kolonën, teknika korrigjuese për skoliozën, kifozën dhe deformimet e gjymtyrëve të poshtme.
Adaptimi i Ushtrimeve dhe Progresionet: Mësoni si të modifikoni ushtrimet për klientë me dhimbje, kufizime lëvizjeje ose gjendje të veçanta muskuloskeletore, si dhe si të ndërtoni progresione të sigurta brenda një programi trajnimi.
Integrimi i Postural Fitness në Palester: Diskutime mbi aplikimin e vlerësimit postural në rutinën e përditshme të trajnimit, menaxhimin e klientëve me problematika, siguria gjatë ushtrimeve korrigjuese, dhe ofrimi i reagimeve ndërtuese.
çfarë thonë Studentët për ne
Simon Kolaj
Personal Trainer
Ardian Tafaj
Ceo Tafaj Team
Ensa Domi
Personal Trainer
Pse të na Zgjedhësh!
Ne jemi dedikuar për të ofruar kurse të cilësisë së lartë që janë të krijuara për të mbështetur dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Çdo kurs që ofrojmë është i menduar për të ju ndihmuar të arrini nivele më të larta të njohurisë dhe aftësisë, duke ju përgatitur për sfidat e sotme dhe të nesërme në fushën e fitnesit.
Kurse me Cilësi të Lartë
Ne sigurojmë një kurrikulë të pasur dhe të detajuar që mbulon nga të fundit në metodologji dhe teknikë stërvitore, deri te tendencat e reja në nutricion dhe shëndet. Cilësia e mësimit është e garantuar për t'ju ndihmuar të arrini ekselencën në fushën tuaj.
Certifikim I Njohur Ndërkombëtarisht
Programet tona trajnuese, të akredituara nga Ministria Shqiptare e Financave, ofrojnë certifikata të vlefshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Ky akreditim ju siguron një avantazh konkurrues dhe mundësi për zhvillim karriere në fushën e fitnesit, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit.
Instruktorë Ekspertë
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të njohur dhe të respektuar në fushën e fitnesit. Të apasionuar dhe të përkushtuar, ata ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me ju, duke garantuar mësimdhënie të bazuar në praktikën dhe teorinë më të fundit.
Mundësi Punësimi
Pas përfundimit të masterit në MyAcademyPT, mundësitë tuaja të punësimit rriten në mënyrë të ndjeshme, pasi ne ju vendosim në kontakt me palestrat më të mira në Shqipëri për të ndërtuar karrierën tuaj.
Pyetjet më të Shpeshta
-
A leshoni certifikate dhe a njihet ajo?Po, në përfundim të masterit, ju paisemi me një certifikatë të njohur nga ministria si kurs profesional, e cila njihet në Shqipëri dhe jashtë saj.
-
Si bëhet regjistrimi?Regjistrimi kryhet online, dhe më pas pagesa mund të bëhet në bankë ose përmes transfertës bankare.
-
Pas përfundimit të masterit, a jam i aftë të punoj?Po, pas përfundimit të masterit në MyAcademyPt, do të kesh marrë njohuritë bazë të nevojshme për të filluar profesionin tënd në Pilates.
-
Kur merret diploma në MyAcademyPT?Diploma merret në ditët e fundit të përfundimit të masterit praktik në MyAcademyPT.
-
A mund ta bëj pagesën me këste?Po, mund të paguash regjistrimin në 2 këste!