Kjo faqe shpjegon si fshihet llogaria e MyAcademyPT, e njëjta për faqen myacademypt.com dhe për aplikacionin MyAcademyPT për iPhone dhe Android.

Nga aplikacioni

  1. Hap aplikacionin MyAcademyPT dhe prek rrethin e profilit lart djathtas.
  2. Në fund të faqes prek Fshi llogarinë.
  3. Shkruaj FSHI dhe konfirmo. Llogaria fshihet menjëherë.

Pa aplikacion

Na shkruaj nga e-maili i llogarisë në lucio@myacademypt.com me subjektin “Fshi llogarinë”. E fshijmë brenda 30 ditëve dhe të konfirmojmë me shkrim.

Çfarë fshihet

  • llogaria: emri, e-maili dhe fjalëkalimi;
  • regjistrimet në kurse, përparimi dhe shënimet;
  • përgjigjet e pyetësorëve dhe njoftimet;
  • kodet e njoftimeve të telefonit;
  • kontakti në sistemin tonë të e-maileve;
  • nëse je trajner, të dhënat e klientëve të tu në programin STS.

Çfarë mbetet

  • porositë e paguara, vetëm si dokument kontabël dhe pa emrin tënd, sa kohë e kërkon ligji;
  • diplomat e Ministrisë në Regjistrin e Trajnerëve, sepse janë dokumente zyrtare. Profilin publik mund ta fikësh para fshirjes, ose na shkruaj dhe e fikim ne.

Më shumë te Politika e privatësisë.

Lucio Serreqi PF (MyAcademyPT), NIPT M26425001K, Shkodër, Shqipëri.

Account deletion (English)

To delete your MyAcademyPT account: in the MyAcademyPT app tap the profile circle (top right), then Fshi llogarinë (Delete account), type FSHI and confirm; the account is deleted immediately. Without the app, email lucio@myacademypt.com from the account address with the subject “Delete account”: we delete it within 30 days.

Deleted: account data (name, email, password), course enrolments and progress, questionnaire answers, notifications and push tokens, the mailing contact, and trainers’ client data in STS. Kept: paid orders for accounting, without your name; official diplomas in the public trainer register.